×
  • Lajme
  • Lajme

    Luta reagon pas publikimit të darkës me PDK, ka një kërkesë

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 9:40

    Kryetari i Gjilanit, i cili shpalli kandidaturën për kryetar të LDK-së, është shprehur i nervozuar me mediat pas publikimit të një fotografie ku dukej në darkë me njerëz të PDK-së.

    Haziri ka deklaruar se kjo foto nuk është e kohës dhe, sipas tij, ai është jashtë vendit, shkruan Reporteri.net.

    “Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës”, ka thënë Haziri.

    Kandidati për kryetar të LDK ka kërkuar që ky lajm të përgënjeshtrohet, duke shtuar se kjo po bëhet nga njerëz që, sipas tij, nuk e duan unitetin në LDK.

    “Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK!”, ka shtuar ai.

    Ndryshe, mbrëmë edhe Reporteri raportoi lidhur me këtë darkë të Lutfi Hazirit me Sami Lushtakun, mirëpo në raportim theksohej se darka ishte shtruar ditë më parë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!