×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri dikur e quante “Mr. Bini”, por sot thotë se kishte kënaqësi ta priste Kurtin

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 19:01

    Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku kanë diskutuar për luftën kundër koronavirusit.


    Haziri që gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit, e quante Kurtin “Mr. Bini”, sot thotë se ka pasur kënaqësi ta pret në takim, shkruan Reporteri.net.

    “Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Emilja Rexhepi e Arben Vitia, të cilët në këto ditë të vështira të pandemisë, kanë parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës e të ruajtjes së shëndetit publik”, ka shkruar Haziri në Facebook.

    Ai thotë se e njoftoi kryeministrit për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19. Gjilani, edhe ashtu, është në emergjencë për ujin që prej qershorit të vitit të kaluar.

    “Faleminderit për vlerësimin e lartë për Gjilanin, sa i përket masava të ndërmarra dhe menaxhimit të pandemisë #Covid19”, ka shkruar Haziri.

    https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/3935260283181008

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!