Gazeta Online Reporteri.net raportoi duke u thirrë në burime se personi që u gjet i vdekur në varrezat në fshatin Gurakoc të Istogut dyshohet se është T. Ferati, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Se bëhet fjalë për vëllain e kreut të Istogut e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Fcaebook.
“I shokuar me ikjen e hershme nga jeta të vëllaut të mikut tim, z.Ilir Feratit dhe djalin e ish-mikut tim të ndjerë, Fadil Feratit. Në këto momente të rënda për familjen dhe të gjithë ne, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Ferati dhe të gjithë ata që e njohën Triumfin. Ngushëllime të përzemërta miku im Ilir, ngushëllime familjes Ferati, miqve dhe dashamirëve të të ndjerit. Uroj të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen! Shpirti i tij pushoftë në paqe!”, ka shkruar Haziri.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për Reporteri.net gjetjen e pajetë të një personi në vazrrezat e fshatit Gurakoc.
“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi. /Reporteri.net/.