Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se subjekti të cilin përfaqëson është pro që të gjithë deputetët duhet të qëndrojnë në sallë, në momentin kur Vjosa Osmani do të votohet për presidente të Kosovës.
Haziri në një deklaratë për Gazeta Blic, ka thënë se tashmë “LDK ka kryer punën e saj” dhe “ju mbetet të tjerëve që të kryejnë obligimin e tyre”.
Sipas tij, edhe Kryesia e Lidhjes Demokratike e edhe Grupi Parlamentar kanë një qëndrim unik për zgjedhjen e presidentit të ri.
Haziri ka thënë janë tre deputet të partisë së tij që aktualisht, assesi nuk janë bindur me propozimet dhe qëndrimet e Kryesisë së partisë.
“LDK ka zbardhë rolin në zgjedhje. Tash ju mbetet tjerëve obligimi. 3 deputet e LDK që kanë dilema është çështje e tyre, por GP LDK ka qëndrimin unike si pasojë edhe e vendimit të Kryesisë së LDK-së”, ka thënë Lutfi Haziri.
Aktualisht janë tre deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës që janë kundër vendimit të Kryesisë së LDK dhe Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.