Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e mbetjes së Vjosa Osmanit në parti, përkundër se kjo e fundit ka deklaruar se do të hapë një iniciativë të re politike.
Ai ka thënë se nuk e kam përjashtuar mundësinë e takimit me Vjosa Osmanin.
Haziri tha se Vjosa Osmani nuk është përjashtuar nga LDK-ja, vetëm nga pozita e nënkryetares.
Ai ka lënë mundësinë që të takohet me Vjosën për të folur për mundësinë.
“Është rruga e vetme që LDK i jep mundësi me u kthy, është rruga e unitetit dhe bashkimit të gjitha copave të vogla. Duhet me shtjerrë çdo mjet, çdo mundësi, çdo aftësi dhe mekanizëm për me ndërtuar unitet të gjerë”, ka deklaruar Haziri në T7, shkruan Reporteri.net.
Por, Haziri ka thënë se parimi i shumicës nuk duhet të thyhet, dhe se kur vendos shumica duhet të respektohet.
Ai më tej ka thënë se iniciativa politike që e ka marrë Vjosa është vullnet i saj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.