×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri i çon “selam” Vetëvendosjes: Në Gjilan dihet kush fiton

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 16:56

    Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.


    Haziri tha se kandidati nga radhët e LDK-së për të parin e këtij qyteti do të vendoset të shtunën.

    Tutje, Haziri foli edhe për kandidatët e partive të tjera politike për kryetar të Gjilanit, gjersa shtoi se “Në Gjilan dihet kush fiton”.

    “Gjithçka do të qartohet të shtunën në mesditë, pasi konventa kulmon aty. Ne jemi në konsultime të brendshme, jemi duke biseduar me njerëz, me njerëz që përfaqësojnë ekonominë, me veteranë të arsimit e shoqërinë civile”, tha Haziri.

    “Unë e respektoj çdo kandidaturë apo emër të përveçëm që vjen, vjen me besimin e subjektit të vet. Aq ma shumë kur vinë njerëz nga bankat e Republikës, ne e respektojmë, por kur vjen puna për Gjilan, dihet se kush fiton gjithmonë. Le t’ia lëmë kohës, deri më 17 tetor, në Gjilanë ka me pasë punë e jo fushatë”, shtoi i pari i Gjilanit, në një konferencë për media, pasi përcjelli nga afër punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen “Fidanishtja” .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!