Gjatë këtij vitit që po lëmë pas një numër i politikanëve u kërcënuan me jetë përmes rrjeteve sociale, në disa raste nga vet zyrtarë të partive, por edhe nga persona të panjohur.
Se ka marrë kërcënime të tilla nga rrjetet sociale ka thënë edhe nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Definitivisht që po. Në asnjë situatë nuk kam dalë prej kauzës dhe bindjeve të mia. Une jam rugovist me lëkurë, s’më ndalë kurgjë. S’më ka ndalë një shtet (Serbia) me të gjitha makineritë policore, e lëre këta me komente në rrjete sociale”, ka thënë Haziri në T7, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se tash s’po munden të vrasin, andaj po mundohen me të linçu.
“Atëherë s’ka pas rrjete sociale, por stupc edhe plumba”, ka thënë ai.
Kujtojmë se së fundmi u kërcënuan me jetë, kreu i VV-së, Albin Kurti nga zyrtari i NISMA-s, Haxhi Hoti, më pas u kërcënua djali i Isa Mustafës përmes rrjeteve sociale. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.