×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: Marrëveshjet me SHBA-në mbeten të shenjta

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 20:56

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten të shenjta.


    “Shtëpia e Bardhë mbetet e bardhëm as e kuqe e as e gjelbër. Marrëveshjet me SHBA-në mbeten të shenjta”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se  Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti kanë vënë në pikëpyetje këto marrëveshje.

    Ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit s’ka ligjshmëri për të qenë në Qeveri.

    “Për ta përsëritur një qëndrim të kamotshëm të kryeministrit Kurti më duhet të them se së pari ai dokument nuk e ka vlerën dhe natyrën juridike të një marrëveshjeje për shkak se asnjë nuk është sjellë në Kuvend as për t’u diskutuar as për ta marrë mbështetjen e Kuvendit dhe si i tillë me të drejtë është quajtur si dokument me zotime të njëanshme të një Qeverie e cila në kohën e nënshkrimit të këtij dokumenti ishte pa legjitimitet dhe më pastaj në ndërkohë u pat vërtetuar se nuk gëzon ligjshmërinë e nevojshme për të qenë në Qeveri. Përtej asaj ne jemi në kontakt me ShBA-në për të punuar së bashku për temat të cilat kanë interes të përbashkët”. ka thënë Kryeziu për EO.

    Edhe kryeministri Kurti pati premtuar se Marrëveshja e Ëashingtonit nuk do të implementohej, meqë sipas tij, ajo ishte nënshkruar nga një kryeministër i paligjshëm.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!