×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: Në një fshat të Gjilanit, 11 anëtarë të një familje me coronavirus

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 0:02

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se në Gjilan një familje 11 anëtareshe është infektuar me COVID 19. Dhe sipas tij, që të gjithë janë konfirmuar sot, kur edhe u konfirmuar 26 raste të reja në të gjithë Kosovën.


    Haziri e ka quajtur këtë si një lajm tejet të keq për Gjilanin.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga të gjitha mostrat e marra sot në Gjilan, përkatësisht në Zhegër, Kravaricë, Cerincë e Vrapçiq, 11 anëtarë të familjes Shaqiri (Vrapçiq), si pasojë e infektimit nga anëtarja e familjes e cila ka ardhur nga Gjermania, fatkeqësisht rezultuan pozitivë me #Covid19.

    Apeloj qytetarët që të mos kenë kurrëfarë shqetësimi sepse kemi marrë veprime për karantimim të plotë dhe menaxhim të situatës në vendet e prekura.

    Duhet të potencohet se Zhegra nuk e ka asnjë rast të ri pas testit të dytë sot, dhe pjesa tjetër e komunës është e paprekur.

    Faleminderit shumë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan për profesionalizimin e madh dhe falë angazhimit të tyre, është bërë lokalizimi shumë i shpejt, në momentin e zbulimit të rastit të parë.

    Me mbështetjen tonë dhe ndihmën e Zotit, familja Shaqiri do ta përballojë këtë situatë më lehtë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!