Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, fare në fund të emisionit Pressing në T7 ka ngritur një dyshim se kryeministri Albin Kurti, e ka sakrifikuar ministrin e Shëndetësisë, duke e shtyrë që të bëjë shkelje të Kushtetutës, dhe në këtë formë, ndoshta edhe ja ka pamundësuar që ai të ushtrojë funksione publike për tri vitet e ardhshme.
Haziri në ka thënë se kryeministri Kurti është dashur ta udhëhiqte betejën ndaj pandemisë, siç po ndodhë në të gjitha vendet, dhe jo ajo të i delegohej ministrit.
Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se veprimi i kryeministrit ka mundur të jetë edhe një sakrifikim i ministrit Vitia, pasi që nëse ai ka shkelur Kushtetutën, mund të rrezikohet që t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për tri vitet e ardhshme, dhe sipas Hazirit, kjo do të ishte shumë e padrejtë ndaj një personi i cili ka qenë luftëtari i parë në vijë të fronitit ndaj kësaj pandemie, përcjell Reporteri.net.
“A e dini se çka i bie kjo. Konstatimi i shkeljes së Kushtetutës për një zyrtar publik, sikur unë përshembull, nënkuptom tri vite mosushtrim të detyrës për politikanin në të ardhmen, pamundësi me konkuru. Sepse zyrtarët publik sikurse presidenti kur e shkelin Kushtetutën, e humbin vendin e punës. Kjo ka ndodhur dy herë me presidentë, dhe ju e dini se ata më nuk mund të zgjidhen. Mos është zgjidhje e gabuar, që shkelja e Kushtetutës nga një ministër nëse ja mundëson që tri vite me detyrim të mos ushtrojë funksione publike. Mos është sakrificë politike që në këtë rast do të ishte mëkat ndaj luftëtarit të parë. Ai ka qenë luftëtar i parë, pastaj ne poshtë tij”, ka thënë Haziri.
Kjo çfarë e ka thënë Haziri, lidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth vendimit të ministrisë së Shëendetësisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Pas një ankese të PDK’së në Gjykatë Kushtetuese, kjo e fundit konstatoi disa shkelje kushtetuese në këtë vendim, të nënshkruar nga ministri Vitia. /Reporteri.net