Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për humbjen e partisë së tij në zgjedhjet locale në qytetin e Prizrenit.
Ai ka thënë se përkundër humbjes së këtij bastioni, LDK do të ec pa ndalë, dhe se pa këtë parti siç pohoi nuk ka as zgjidhje as zgjedhje, shkruan Reporteri.net.
“Nuk ka të bëjë me kriza, por me lëvizje, LDK do të ec pa u ndalë, dhe pa të nuk ka as zgjidhje, as zgjedhje”, tha Haziri pasi bëri homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.
Haziri pranoi se LDK po kalon ditë të vështira, por tha se do të dalin më të fortë.
“Po kalojmë në dite të vështira nganjëherë, por kjo na nxjerrë më të fortë, një garë politike në një komunë nuk duhet të merret si suksesi apo humbja e dekadës, është mësim i mirë për t’u përgatitur për procese më të mëdha. LDK do të jetë këtu dhe pa të nuk ka as zgjidhje as zgjedhje”, tha Haziri.
Kujtojmë se Vetëvendosje fitoi të dielën zgjedhjet lokale në Podujevë pa balotazh duke ia shkaktuar humbjen e parë LDK-së në këtë komunë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.