×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri tregon a do t’i bashkohet nismës së re politike të Vjosa Osmanit

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 20:44

    Haziri ka komentuar paralajmërimin e Osmanit për nismë të re politike, duke thënë se nuk pret që kryetarja e Kuvendit të ndërrojë ideologjinë dhe se ajo është “pjekur politikisht”.


    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk sheh mundësi të bashkëpunimit me Vjosa Osmanin jashtë LDK’së.

    “Bashkëpunimin pa LDK’në nuk e shoh si reale. Të them të drejtën nuk e shoh veten pa LDK’në. Është e vështirë. Nuk pres që Osmani të largohet përfundimisht nga LDK. Ajo ka arritur ideologjinë e saj dhe tanimë është pjekur politikisht. Kur arrin këtë lloj pjekurie nuk është e lehtë të ndërrosh ideologjinë”, tha ai për Kanal 10.

    “Do të ishte më mirë që Vjosa Osmani të qëndronte në familjen e saj politike”, shtoi ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!