Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka mohuar zërat se mosmarrëveshjet brenda këtij subjekti do të çojnë drejt ndarjes së partisë.
Përkundër mosmarrëveshjeve në këtë subjekt, Haziri ka thënë se LDK-ja do të jetë edhe më unike se kurrë.
Sipas tij, LDK po bashkohet dhe do të demonstroje ketë shumë shpejte pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“LDK do të jetë me unike së kurrë, LDK po bashkohet dhe do të demonstroje ketë shumë shpejte pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. LDK -ja ketë unitet e ka betonuar me 3 gusht. Askush nuk guxon më thy. Dallimet ne na bëjnë me të fortë dhe të dallueshëm nga partitë tjera. Ne jemi ekip i fortë e nuk kemi individ që thyen apo përjashton e vendosë për të gjithë sikurse të tjerët”, ka thënë Haziri për lajmi.net.
Kujtojmë, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti shpërfaqi edhe më tej mosmarrëveshjet brenda këtij subjekti politik.
Inicimi i këtij mocioni, ndaj qeverisë pjesë e së cilës ishte edhe vetë LDK-ja, bëri që zyrtarë të lartë të kësaj partie, në krye me nënkryetaren, Vjosa Osmani e disa deputeti t’i dalin kundër.Kundërshtime dhe mospajtimet vazhduan edhe në votimin për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Vjosa Osmani dhe disa anëtarë nuk morën pjesë fare në mbledhjen e kryesisë, e ministri aktual i Mbrojtjes, Anton Quni abstenoi.
Me këtë propozim, LDK-ja kishte anashkaluar Vjosa Osmanin, kryetaren e Kuvendit. Osmani ishte propozimi i LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e tetorit 2019.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.