Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zgjedhjet e brendshme të partisë që po vazhdojnë për disa muaj.
Haziri ka thënë se kanë mbetur të mbyllen zgjedhjet në disa degë të LDK-së nëpër Kosovë, e mënjëherë pas tyre do të thirren delegatët për zgjedhjen e kryetarit.
“Menjëherë pas mbylljes, LDK e cakton datën edhe i mbledhë delegatët”, ka thënë ai.
Haziri thotë se presin që në korrik të përmbyllet procesi zgjedhor i degëve për t’i hapur rrugë sipas “kalendarit të LDK-së. Shumë shpejt. Mas mbylljes së degëve në korrik. Se pa u mbyll zgjedhjet në degë nuk mund të caktohet data e kuvendit zgjedhor për kryetar”, ka thënë Haziri.
Kujtojmë se Haziri në një paraqitje tjetër televizive ka thënë se nëse nuk ka një marrëveshje brenda partisë për zgjedhjen e kryetarit, ai do të kandidon për pozitën e të parit të partisë.