Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se tri sondazhe kanë nxjerrë LDK-në para PDK-së me 25 për qind rritje, ndërsa Vetëvendosje sipas tij ka rënie të madhe.
Haziri ka deklaruar edhe se LDK ka arritur që ta kthejë votuesin e saj.
“Në të gjitha treguesit ka rritje ka trendin dhe në të gjitha opsionet e grupeve të tjera jemi opsionale. Ne jemi duke u kthyer votuesin tonë. Ata që na dënuan dhe politikisht u dëshpëruan dhe me votë na kundërshtuan kemi arritur me i bind me iniciativën politike dhe angazhimin me i rikthy. Tash ne duhet me punu me pjesën e pavendosur dhe të pakënaqur. LDK tash është 25 për qind rritje para PDK-së, dhe VV është më lartë por në trend të rënies. Në matjen e parë VV ka qenë më e qëndrueshme në dy matjet e fundit ka pas rënie të madhe. Nuk është ngritja jonë aq e madhe sa është rënia e VV por rritja jonë është e natyrshme. Ne presim një kthim të natyrshëm në zgjedhjet e ardhshme kurdo që bëhen”, tha Haziri në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.