Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku motra e tij mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë. E gjithë këtë dyshohet ta ketë planifikuar mirë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili u raportua se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e të shoqes.
Në një prononcim për RTK, Ademaj ka zbuluar edhe bisedën që ka pasur me Naimin një ditë pas vrasjes.
“Tha na kanë nalë, na kanë kidnapu, qitni krejt çka I keni, unë i kam qitë krejt edhe I kam thanë edhe i kam thanë motrës teme Liridonës jepju krejt çka i ki, mos kqyr. Tha ka rezistu diçka në çantë. Më tha unë I kam çelë dyert edhe i kam thanë ikni në gjuhën suedeze. M’tha unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra mas nuk ish kanë Liridona. Çfarë burri është ai që i merr fëmijët e nuk e kqyr ku o nana. Dyshimet tona qaty filluan“, ka thënë Ademaj.
Një ditë pas vrasjes, Leonardi tha se Naim Murseli nuk e hapte telefonin.
“I bojke telefoni po na nalke, me një numër të shoferit të tij kontaktova tha hajde në Swiss. Kena shku në Swiss Diamond, i thasë pse s’po ma çel telefonin. M’tha nuk e kam, ma ka vjedh hajni. Ish kanë ulë ka han, ka pin, kish porositë sene“, tha vëllai i Liridonës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.