×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në Tiranë

    Macron e falënderon në gjuhën shqipe Edi Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca ju mbështet në këtë rrugë

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 20:47

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen shqiptare gjatë qëndrimit në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Përmes një postimi në rrjetin social X, Macron në gjuhën shqipe e ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për pritjen dhe shkëmbimet e zhvilluara gjatë vizitës së tij.

    “I dashur @ediramaal, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete”, ka shkruar presidenti francez.

    Macron theksoi mbështetjen e fuqishme të Francës për aspiratat evropiane të Shqipërisë, duke deklaruar se vendi ka vendin e vet në Bashkimin Evropian.

    “Franca ju mbështet në këtë rrugë”, përfundon mesazhi i tij, që vjen si një sinjal i qartë për mbështetjen franceze në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

    Macron erdhi dje në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ndërsa sot u prit në kryeministri nga Edi Rama.

    Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit francez në pak kohë në Shqipëri, por e para e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!