×
  • Lajme
  • Lajme

    Macron letër Kurtit: Vazhdoni dialogun me Serbinë, do t’ju mirëprisja në Paris për të folur rreth kësaj teme

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 11:20

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë dhe i ka dëshiruar sukses në detyrën e Kryeministrit.


    Në letër urimin e dërguar, Macron i ka shkruar Kurtit se duke votuar për listën që ai udhëhoqi gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit, shumica e votuesve që morën pjesë në votime shprehën dëshirën e tyre për ndryshim.

    “Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar Presidenti Macron.

    Këtu, ka thënë ai, duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj. Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve.

    Macron gjithashtu tha se shpreson që Kurti do të vazhdojë dialogun me Serbinë, duke theksuar se do të ishte i lumtur ta mirëpres kryeministrin e Kosovës për të diskutuar rreth kësaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!