×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat e ASK-së

    Maj 2025, deficiti tregtar në rritje: Eksporti 81.4 milionë euro, importi arrin në 604.7 milionë euro

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 15:06

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2025. Këto të dhëna, ASK thotë se tregojnë për një deficit tregtar prej 21,5% në muajin maj 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 523,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 430,6 milionë euro në vitin 2024, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas ASK-së “eksporti i mallrave në muajin maj 2025 kishte vlerën 81,4 milionë euro, ndërsa importi 604,7 milionë euro, që është një rënie prej (-0,5%) për eksport, si dhe një rritje prej 17,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”.

    Qarkullimi e mallrave në tregtinë e jashtme

    Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit:

    – 24,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre;
    – 14,7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre;
    – 13,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura;
    – 9,9% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; pijet dhe duhani;
    – 8,2% e përbëjnë tekstili dhe artikujt nga tekstili, etj.

    Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

    Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit:

    – 13,0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike;
    – 12,6% e përbëjnë mjetet e transportit;
    – 12,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani;
    – 11,0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre;
    – 9,9% e përbëjnë produktet minerale; etj.

    Eksportet dhe importet e Kosovës në vendet e BE-së

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 29,0 milion Euro, ose rreth 35,6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2,3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,5%), Italia (3,5), Holanda (3,1%), etj.

    Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 265,1 milion Euro, ose 43,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13,0%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Italia (5,1%), Polonia (5,1%), etj.

    Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

    Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 34,5 milion Euro, ose 42,5% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-13,0%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (14,8%), Shqipëria (13,6%), Mali i Zi (6,5%), Serbia (6,1%).

    Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 69,6 milion Euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3,3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (3,7%), Serbia (3,4%), Shqipëria (3,3%).

    Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,9 milion Euro, ose 21,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (11,3%) dhe Turqia (4,1%).

    Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 270,0 milion Euro, ose 44,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,4%) dhe Kina (12,1%).

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!