Pandeli Majko ishte i ftuar në Open në Top Channel ku foli për krizën politikë në Kosovë. Sipas Majkos situata paraqitet shumë e komplikuar.
“Situata paraqitet e komplikuar. Besoj se ishte një veprim emocional ai i bërë nga kryeministri Kurti duke shkarkuar ministrin e Brendshëm dhe një nga figurat kryesore Agim Veliu. Ky veprimi emotive çoi në një veprim tjetër emotiv nga ana e LDK-së. Por nuk mendoj se përplasja nis këtu. Faji e ka humbur adresën.
Mendoj se nuk duhet nxituar për krijimin e qeverisë. Kjo sepse si Kosova dhe Shqipëria po vuajnë me pandeminë e koronavirusit. Pas kësaj pritet dhe një krizë ekonomike, prandaj mendoj se nuk duhet të kemi nxitim për krijimin e qeverisë pasi qeveria në detyrë dhe kryeminnistri Kurti kanë shprehur si prioritet luftën ndaj Covid-19- tha në Open Majko.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.