Sot është dita e tretë dhe zjarri në mes fshatrave Stankaj dhe Bogë të Pejës, ende nuk është shuar tërësisht.
Edhe pse ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta shuajnë pjesën më të madhe të zjarrit, tymi ende vërehet duke dalë nga ajo zonë.
Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me Policinë dhe Zjarrfikësit, mirëpo për shkak se është e diel, nuk ka arritur të marr përgjigje.
Mirëpo lexuesit e Klan Kosovës, vazhdojnë të dërgojnë fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.
Sipas një qytetari (emër i njohur për redaksinë), zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin, por një tjetër zjarr është nisur qëllimisht nga persona të panjohur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.