Analisit politik, Agon Maliqi e ka vlerësuar politikën e jashtme të Qeverisë Kurti si jo të sukseshme.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar disa pika të cilat janë tregues i qartë se si qëndron politika e jashtme e Kosovës.
Sipas Maliqit “Mosgatishmëria për ta futur në shqyrtim aplikimin tonë për Këshillin e Europës, mesazhet e Quint-it dhe shpërfillja e kryeministrit nga Departamenti i Shtetit janë tregues i qartë sa s’ka ku shkon”.
Postimi i tij i plotë:
Mirëmrama. Ekziston një shpërputhje tepër e madhe mes perceptimit të opinionit publik në Kosovë për suksesin dhe imazhin e mirë të qeverisë në politikë të jashtme, dhe perceptimit të zyrtarëve të shteteve tona aleate për këtë sukses dhe imazh.
Dmth thuajse bëhet fjalë për dy universe paralele. Mosgatishmëria për ta futur në shqyrtim aplikimin tonë për Këshillin e Europës, mesazhet e Quint-it dhe shpërfillja e kryeministrit nga Departamenti i Shtetit janë tregues i qartë sa s’ka ku shkon.
Po nejse, ju po dini, ju grahni. Flm për vëmendjen dhe e kalofshi një javë sa më të mirë.