Qyteti i Malishevës dhe asnjë objekt apo shesh, nuk do të dekorohet me rastin e festave të fundvitit.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në një sqarim publik për këtë çështje.
Vendimi për mos dekorim të qytetit është marrë për shkak të situatës aktuale me COVID-19 dhe mjetet e njëjta do të përdoren për ndihmë familjeve në nevojë.
“Për shkak të situatës pandemike që jemi duke kaluar dhe në shenjë të solidarizimit me personat që kanë humbur jetën në përballje me COVID-19, Komuna e Malishevës, këtë vit nuk do të dekorojmë qytetin.
Mjetet e njëjta dhe një pjesë tjetër, do të përdoren për ndihmë familjeve në nevojë, pasi situata me pandemi, vetëm sa e ka thelluar krizën për këto familje”, ka deklaruar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.