Malisheva është komuna më e prekur nga virusi COVID-19 me 21 raste të konfirmuara deri më tani.
Mëngjesin e së mërkurës, përmes një bisede telefonike, kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, tha se nuk kanë raste të reja me koronavirus.
“Nuk kemi ndonjë rast të ri, ose të paktën nuk jemi të lajmëruar akoma. PO vazhdohet me analiza edhe te të tjerët”, tha ai.
Sipas Begajt, shqetësimi mbetet por nuk ka hapësirë për panik. Ai përsërit se nuk ka fshat në Malishevë që nuk ka dikë në Itali.
“Këtë çështje e kam adresuar edhe herë të tjera, që nuk ka fshat në Malishevë që nuk ka njerëz në Itali. Nuk e di si do të vazhdojë, por presim dhe të shohim”, vijoi ai.
Rreth furnizimeve me produkte ushqimore, Begaj deklaroi se kanë pranuar donacione nga shoqata dhe kompani të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.