Shumë bashkatdhetarët të cilët kishin vendosur që festat e fundvitit t’i kalojnë në vendlindje, ka ardhur koha që ata të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë, por që edhe kësaj radhe si çdo herë tjetër ata maltertohen me pritje të gjata në kufi.
Në kufirin Serbi-Hungari janë krijuar kolona të gjata dhe pritjet aty janë deri në 3 orë, shkruan Reporteri.net
Në disa fotografi që ka siguruar Reporteri mund të shihen kolonat e gjata me vetura të bashkëatdhetarëve tanë, të cilët pasi shijuan pushimet në vendilindje morën rrugë për t’u rikthyer te vendet ku punojnë.
Ndryshe, ky problem i pritjeve të gjata në kufi është tash e sa vite, por pavarësisht kësaj bashkëatdhetarët përsëri vijnë dhe kalojnë pushimet në vendlindjen e tyre. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.