×
  • Lajme
  • Lajme

    Manaj i LDK-së për Vjosa Osmanin: Një deputet nuk mund ta pengojë formimin e Qeverisë

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 18:10

    Edhe një deputeti i LDK-së i ka dalë kundër Vjosa Osmanit.


    Është Shkëmb Manaj, deputet i kësaj partie që ka deklaruar se i kanë numrat për formimin e qeverisë së re dhe se një deputet nuk mund ta pengojë formimin e qeverisë Hoti.

    “Osmani është deputete e LDK-së dhe një deputet nuk mund ta pengojë formimin e Qeverisë. Kosova do të ketë Qeveri të re, numrat janë të garantuar. Janë mbi 61 që do të votojnë për Qeverinë. Jemi shumë të sigurt. Besojmë se edhe deputetët e AKR-së do të votojnë për Qeverinë e re. Pavarësisht se mund të ketë deputetë të LDK-së që nuk do të votojnë, qeveria e re do të krijohet. Është çështje procedurash”, ka deklaruar Manaj.

    Ai ka pohuar se nesër pasdite do të dihen të gjithë emrat e ministrave të Qeverisë së re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!