×
  • Lajme
  • Lajme / Kryeparlamentari

    Manastiri i Deçanit, Konjufca: Vendim i vështirë, por tregon vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 21:00
    Foto ilustruese

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se vendimi për pronat rreth Manastirit të Deçanit ishte një vendim i vështirë, por se kjo tregon vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor, përcjell Reporteri.net.

    Konjufca ka takuar kryetarin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë së Këshillit të Evropës, që është njëherazi edhe deputet, si dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Francës, Bertrand Bouyx, me të cilin foli edhe për këtë vendim.

    Ata diskutuan për votimin e 27 marsit, ku u miratua raporti që rekomandon se Republika e Kosovës duhet të ftohet të bëhet shtet anëtar në Këshillin e Evropës. Bouyx shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës, duke u shprehur optimist se ky proces do të përfundojë me sukses.

    !Konjufca ka shtuar anëtarësimi në KiE do të jetë fillimi i angazhimit në fushën e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut!, u tha në komunikatën e përcjellë nga Zyra e kryeparlamentarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!