Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të fillojë konsultimet për hapat e mëtejmë me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, pasi Kuvendi e ka shkarkuar Qeverinë Kurti.
Në një prononcim për media, pas vizitës që i bëri Qendrës së Studentëve të kthyer në karantinë për kosovarët e kthyer nga jashtë si pjesë e masave për të parandaluar COVID-19, presidenti Thaçi ka thënë shkurtër se do të fillojë konsultimet dhe se mandatin do t’ia japë partisë politike që e dëshmon se do të formojë “qeveri të unitetit, qeveri stabile dhe qeveri gjithëpërfshirëse”.
Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” bëjnë me dije se Presidenti mund ta ketë si pikënisje ka Pikën 5 të Nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që parasheh momentin e krijuar pas rënies së Qeverisë.
Pra, Pika 5 e Nenit 95 e bën dallimin në mes të momentit kur qeveria formohet pas zgjedhjeve dhe momentit tjetër kur qeveria formohet pas rënies së qeverisë.
Kjo pikë kërkon nga presidenti vetëm të konsultojë partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend për të mandatuar kandidatin e ri për të formuar Qeverinë. Por, kjo pikë nuk përcakton që kandidati i ri duhet të jetë nga partia që ka dalë e para në zgjedhje.
Rrjedhimisht, kjo pikë lë në diskrecionin e presidentit se cilit kandidat do t’i japë ai mandatin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.