U bë brum për të debat të ashpër në vend, por zëdhënësi i lëvizjes së kthyer në parti, Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka doli me disa shpjegime shtesë se si duhet kuptuar videoja propagandistike e Lëvizjes Vetëvendosje e publikuar këtë të hëne, shkruan Reporteri.net.
Në qëndrimet denoncuese ndaj kësaj videoje, Manxhuka, në cilësinë e ventrilokistit të videos, tha se “janë dy të pavërteta”.
E kaluara, sipas projektimit të tij “pas dhe para” 14 shkurtit, 2021, “nuk është e prerë si me thikë”, u shpreh ai, derisa vijoi të krijojë vazhdimësi, ndonëse si subjekt politik Lëvizja Vetëvendosje, vetes kaherë ia ka dhënë proklamatat e “shkëputjes përfundimtare nga qeverisjet”, sipas tyre, “20 vjeçare”.
Marrja dhe rikthimi nga e kaluara, shprehjet “20 vjet shkatërrues të shtetit”, Manxhuka tha se “nuk vijnë si nostalgji”, dhe se në shumë sfera, situata “është tejet e pariparueshme”.
Madje, të kaluarës, në mbrojtje të paraqitjes propagandistike të videos së Vetëvendosjes, ai tha se “duhet t’i kthehemi gjithmonë në mënyrë që të mos veprohet ashtu në të ardhmen, m’u sikur retrovizorja që paraqet pasqyrën kryesore në veturë me shikim vetëm mbrapa, por funksionin e ka për të ecur në rrugë të duhur para”.
Mu në kohën kur 20 mijë punëtor të arsimit u lanë pa paga, Lëvizja Vetëvendosje iu kthye të së shkuarës për të denoncuar qeveritë e kaluara, si “shkatërrues të shtetit”, “haraçexhinj”, “tenderxhinj”, “anti-shtet”, “të korruptuar”.
Kjo video u kritikua ashpër si propagandë e cilësisë tejet të dobët, dhe e panevojshme kur Lëvizja Vetëvendosje është pothuasje 2 vite në pushtet, me rezultate që s’duken gjëkundi në horizont, dhe kthim në horizontet në të cilat si lëvizje e kthyer në pari ka operuar kaherë, në denoncim të të tjerëve, me shumicën prej të cilëve ka bashkëpunuar edhe vet.
Shkrimi i plotë i Arlind Manxhukës: