×
  • Lajme
  • Lajme / Ministri i Mbrojtjes

    Maqedonci: Nuk do të lejoj që dikush tjetër pos meje të jetë dera e LVV-së në ministri

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 20:35

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje nga takimi i tij me komandanten supreme të FSK-së, Presidenten Vjosa Osmani.

    Maqedonci tha se Ministria që e udhëheq ka qenë cak i lajmeve të rreme ndërkaq mohon ndikimin e zëvendësit të tij, Shemsi Syla.

    Ai tha se informoi presidenten edhe për tema të tjera, por që kryesorja ishte ajo e furnizimit me ushqim në kazermat e FSK-së.

    “E kam siguruar dhe gjithashtu e kam njoftuar se që në asnjë moment, asnjë pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk ka pasur mungesë të ushqimit, pavarësisht që është stërmadhuar çështja e ushqimit, në asnjë rast dhe asnjë ditë, asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka mbetur pa ushqim”, deklaroi Maqedonci në Dukagjini.

    Maqedonci pretendon se Ministria që ai udhëheq është cak i lajmeve të rreme, siç ishte çështja e dorëheqjes së tij e deri te humbja e armatimit, mbrapa të cilave thotë se qëndrojnë faktorë të brendshëm shkaku i fushatës por edhe të jashtëm që duan të destabilizojnë vendin.

    Maqedonci e mohoi se zëvendësi i tij Shemsi Syla po e destabilizon këtë Ministri.

    “Mund të them me përgjegjësi të plotë se unë jam dera, e cila është e hapur, për të gjithë ata që kanë çështje rreth Ministrisë së Mbrojtjes, dhe nuk ka nevojë, dhe nuk do të ketë nevojë, por edhe nuk do të lejoj, që dikush tjetër të jetë dera e Vetëvendosjes apo cilësdo strukturë, brenda Ministrisë së Mbrojtjes”, shtoi Maqedonci.

    Ministri Maqedonci foli edhe për largimin 119 ushtarëve. Ai tha se paga është ndër arsyet e fundit për largimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!