×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Maqedonci për letrën që ia çoi KFOR-it rreth mosdërgimit të FSK-së në veri: Nuk është rizotim, por sqarim

    Reporteri
    09 Janar 2025 | 11:38

    Gjatë ditës së djeshme u raportua se Qeveria e Kosovës ia kishte dërguar KFOR-it një letër rizotimi, se nuk do ta dërgojnë FSK-në në veri pa marrë një autorizim nga misioni i NATO-s në Kosovë.

    Lidhur me letrën që iu dërgua komandantit të KFOR-it, Enrico Barduanit, sot është deklaruar ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

    Maqedonci shpjegoi se nuk bëhet fjalë për rizotim.

    “Letra zotuese e vitit 2013 është dërguar nga ish-kryeministri Thaçi për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Pra çështjet përmbajtësore të zotimit adresohen në atë nivel, kurse në nivelin tim dhe të Komandantit të KFOR-it është që të sigurojmë njëri tjetrin që do të bëjmë veprimet e nevojshme për të garantuar që angazhimi ynë ushtarak në veri të bëhet në mënyrë të koordinuar”, tha Maqedonci.

    “Pra, nuk bëhet fjalë për ri-zotim sepse zotimi i 2013 është bërë në nivel Kryeministri dhe Sekretari të Përgjithshëm të NATO-s”, theksoi ai.

    Numri një i Ministrisë së Mbrojtjes tregoi edhe për qëllimin e kësaj letre.

    “Qëllimi i letrës ka qenë që të sqaroj Komandantin e KFOR që një angazhim i një njësie të FSK në një ndër katër komunat në veri të Kosovës që ka ndodhur pak ditë para dërgimit të letrës nuk ka pas qëllim tensionimin e situatës”, tha ai për Klankosova.tv

    “Në letër kam sqaruar rrethanat e angazhimit të njësisë së FSK-së dhe si gjithnjë që e kam thënë publikisht në media, kam ritheksuar që institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të respektojnë zotimin e bërë më 19 prill 2013 për angazhimin e FSK në operacione në veri pas koordinimit paraprak me Komandantin e KFOR”, theksoi Maqedonci.

    Qeveria Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR-it se nuk e çon FSK-në në veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!