Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen ushtarake midis Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë.
Në një intervistë për TRT World, Maqedonci thotë se Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste jo vetëm ndaj Kosovës por edhe vendeve të tjera të cilat kanë raporte të mira me vendet që dëshirojnë stabiliteti në Ballkan.
“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje trepalëshe, mund të themi, ishte konkretisht për të pasur stabilitet rajonal, paqe dhe siguri. Nuk kemi pasur asnjëherë diskutime mes tre vendeve tona për të kërcënuar dikë në rajon, ideja kryesore e marrëveshjes trepalëshe është për të ndërtuar sigurinë, stabilitetin dhe paqen në këtë pjesë të botës dhe ne e dimë se Ballkani shumë herë ka qenë arenë konfliktesh dhe shumë tensionesh. Dhe të kesh këtë bashkëpunim, po kontribuon në paqe dhe siguri.
Problemi me Serbinë është se ajo vazhdon ta ketë qasjen hegjemoniste ndaj vendeve të tjerëve që kanë bashkëpunim të mirë, i bën ato vende të ndihen të kërcënuar dhe gjithashtu kur e shohin se ka stabilitet ose ekuiliber të balancuar midis vendeve në Ballkan”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.