×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me gjeneralët amerikanë

    Maqedonci: ShBA-ja gjithmonë do të jetë shtet mik dhe partner strategjik i Kosovës

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 15:05

    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka pritur në takim dy gjeneralët amerikanë, Michael Wegscheider dhe Stephen Osborn.

    Maqedonci dha detaje lidhur me këtë takim, me ç’rast edhe shprehu mirënjohje për ta.

    “Gjatë takimit, krahas mirënjohjes që shpreha për faktin që kanë përzgjedhur pikërisht Kosovën për vendosjen e komandës së këtij divizioni, gjithashtu diskutuam dhe për pjesëmarrjen aktive të FSK -së në këtë ushtrim, e që është ushtrimi më i madh ushtarak në kontinentin e Evropës, pastaj diskutuam po ashtu rreth hapave të ndërmarr nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në funksion të përmbushjes së objektivave strategjike me qëllim primar forcimin e ushtrisë sonë dhe sigurisë në vend”, tha Maqedonci.

    “Nga ana e tij, Gjeneral Wegscheider theksoi se partneriteti me ShBA do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm dhe do të vazhdojë në shumë aspekte në fushën e mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë shtet mik i yni por dhe partner strategjik i Kosovës, e aleat i përhershëm i vlerave demokratike”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!