Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler.
Ky takim është mbajtur në margjina të Forumit të Diplomacisë në Antalya.
Sipas Maqedoncit, aty mes tjerash është folur edhe për “blerje ushtarake”, që sipas tij, është një nga fushat që ka hyrë në fazë të re të zhvilimeve.
Postimi i tij:
Në margjina të forumit të Diplomacisë në Antalya takova Ministrin e Mbrojtjes së Turkíye, Yaşar Güler me të cilin diskutuam për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Aleanca mes Republikës së Kosovës 🇽🇰 dhe Republikës së Turkíye 🇹🇷 e ndërtuar me mirëbesim do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon.
Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.