Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është shfaqur kritik ndaj Evropës duke thënë se kjo e fundit s’ka investuar mjaftueshëm në mbrojtje.
Ministri Maqedonci, ka thënë kështu në Forumin e Sigurisë Halifax, ku ka deklaruar edhe se Kosova dhe Tajvani përballen me kërcënime të ngjashme dhe madje “përballen me sisteme të ngjashme dhe [të njëjtat] armësh, sepse Serbia bleu shumë raketa dhe sisteme armatimi nga Kina”.
Për këtë arsye, siç raporton Domino Theory ai tha se ka mundësi për bashkëpunim në çështjet e mbrojtjes.
Pos kësaj, Maqedonci, ka deklaruar se “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë. Pra, tani, në gjithë këtë mjedis, mosndërtimi dhe mos investimi në mbrojtje ishte, mendoj, vendimi i gabuar nga Evropa.”/express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.