×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci uron festën e Kurban Bajramit

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 8:24

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Ministri Maqedoni shkruan se mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyes i përhershëm për jetë në paqe.

    “Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit”, ka shkruar ai mes tjerash.

    Postimi i plotë:

    Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës.

    Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyesi i përhershëm për jetë në paqe.

    Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.

    Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit.

    Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!