×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi Diplomatik në Antalia

    Maqedonci: Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet me Turqinë

    Reporteri
    13 Prill 2025 | 16:32

    Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci ka njoftuar se në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia është takuar me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Görgün.

    Maqedonci ka thënë se me të kanë diskutuar bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

    Postimi i tij:

    Industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë vëmendje të veçantë në prioritetet tona në fushën e mbrojtjes.

    Në Antalya, në kuadër të Forumit Diplomatik takova Presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turkíye Prof. Dr. Haluk Görgün, me të cilin diskutuam bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

    Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona 🇽🇰 🇹🇷 si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!