Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, ka thënë se është deklaruar PRO mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, mirëpo ajo thotë se veproi pak më ndryshe.
Sipas saj, ka kërkuar nga Grupi Parlamentar që nënshkrimi t’i përdoret vetëm për rrëzim të Qeverisë së Kurtit dhe jo për ndonjë koalicion me PDK-në, shkruan Reporteri.net.
“Të nderuar qytetarë, dua të sqaroj për opinionin publik se qendrimi im siç e thash edhe në Grupin Parlamentar të LDK-së pro mocionit për shakrkimin e gjithë atyre që mundohen me lujt me LDK-në, por qendrimi im është pak më ndryshe nga të tjerët sepse jam kundër një koalicioni me PDK-në. Unë e pyeta Shefin e Grupit Parlamentar se a mund të përdoret nënshkrimi im me bazë kushtetuese për një koalicion me PDK-në. “Ai më tha: Jo.” Unë nuk dëshiroj që nënshkrimi im të përdoret në asnjë form për një koalicion të mundshëm me PDK-në”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, Reporteri.net shkruaji më herët se deputetja Geci po kushtëzon votën e saj PRO rrëzimit të Qeverisë me kushtin që LDK të mos hyjë në koalicion me PDK./Reporteri.net