Një javë pasi deputetja e LDK-së, Marigonë Geci, ka përdorur foltoren e Kuvendit, që gjatë debatit para votimit të Pakos se Rimëkëmbjes Ekonomike, të shpërthejë në akuza ndaj PDK-së dhe ish-krerëve të UÇK-së për vrasjet politike të pasluftës në Kosovë, ajo e ka vazhduar këtë temë edhe sot.
Marigonë Geci gjatë seancës së Kuvendit është përplasur me deputetin e PDK-së, i cili tha se ka ardhë koha që të demaskohen shpifjet dhe trillimet me fakte e argumente.
Geci tha se vetëm në Kosovë ndodh që urdhërdhënësi i vrasjes dhe viktima të barazohen si hero.
“Merreni me mend deri ku ka mbërri soji juaj i politikës. Po e shani familjen Jashari pse nuk mendon njëjte si ju dhe vajzën e Gani Gecit. Vetëm në këtë vend urdhërdhënësi i vrasësit është hero dhe viktima është hero. Vetëm në këtë vend hero është Shaban Polluzha dhe vrasësi i tij Fadil Hoxha. Unë nuk ja vlen me u marrë me juve. Çoni prej varri ata që u vranë që ne mos të merremi me ata që na vranë”, tha ndër të tjera ajo në seancën e Kuvendit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.