×
  • Lajme
  • Lajme

    Marko Gjuriq sërish ia mësyn Kosovës, merr me vete edhe një ministër serb

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 10:38

    Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i Arsimit serb, Mladen Sarceviq të premten pritet të vizitojnë Kosovën.


     Gjuriqit dhe Sarceviqit iu është aprovuar kërkesa nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar këshilltari i i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.

    “Kanë qenë kërkesa standarde jo të jashtëzakonshme. I kemi aprovuar të dyja dhe janë proceduar sipas rregullave dhe sipas marrëveshjes”, ka thënë Zyberaj.

    Arsyeja e kësaj vizite, është festa e Vidovdanit e cila festohet më 28 qershor ku shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!