Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serb, Marko Gjuriq, u ka dërguar urimet e tij pleqve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Kosovë me rastin e festës së Bajramit.
“Festat madhështore na sjellin mesazhe shpirtërore se drejtësia, mirëkuptimi, dashuria dhe bashkimi, vlerat tradicionale dhe të pandryshueshme, janë në themelet e Islamit. Duke i ushqyer këto vlera, le të gjejmë ndjenjat e harmonisë, dhembshurisë dhe tolerancës, të shtrijmë duart dhe të hapim zemrat tona për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, veçanërisht për të varfrit dhe të sëmurët, që gjithashtu do të jenë udhëzuesi ynë për afrimin, mirësinë dhe mëshirën”, tha Gjuriq.
Ai gjithashtu shtoi se uron që pleqtë dhe të gjithë qytetarët e besimit islam që festat e ardhshme t’i kalojnë në paqe dhe prosperitet, shkruan Tanjug.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.