Marrëveshja për vizitat e zyrtarëve të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila hyri në fuqi që nga janari i vitit 2014, shpeshherë është e pazbatueshme, çka është dëshmuar edhe në praktikë.
Palët nënshkruese, akuzojnë shpesh njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjes, kurse në disa raste, është kërkuar edhe ndihma e Bashkimit Evropian si lehtësues dhe garantues i zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që të ndërmjetësojë.
Në këtë marrëveshje është e specifikuar forma e realizimit të vizitave të zyrtarëve të lartë nga të dy vendet. Në kategorinë e parë janë vizitat e presidentëve, kryetarëve e kuvendeve, kryeministrave, ministrave të jashtëm, atyre të brendshëm dhe të mbrojtjes.
Por, përtej kësaj marrëveshje, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, ka edhe vendime e lista në bazë të të cilave shumë prej zyrtarëve të lartë të të dyja vendeve u pamundësohet realizimi i vizitave.
Andaj, përderisa Kosova dhe Serbia të mos arrijnë një marrëveshje finale për normalizimin e raporteve, edhe kjo marrëveshje, sikurse edhe disa tjera tashmë të nënshkruara, në disa raste janë të pazbatueshme.
Shkrimin e plotë e gjeni në REL.