Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur lidhur me dimensionin e sigurisë në Kosovë.
I pyetur për një marrëveshje ndërveprueshmërie dhe siguri në komunikim e cila u nënshkrua në 13 maj nga Jon Philips dhe Bashkim Jashari, Maqedonci tregon se cila është vlera politike e një marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Është një marrëveshje për ndërveprueshmëri në aspektin e komunikimit dhe aspektin kibernetik. Është një produkt i një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar nga Albin Kurti dhe ish-ambasadori amerikan në prishtinë Hovenier në vitin 2023. Por marrëveshja e tanishme e nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve, ka rëndësi të madhe për thellimin e bashkëpunimit me Amerikën sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë sepse adreson disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e informacionit.
Informacionet janë sensitive, siç janë sistemet amerikane që do përdoren në forcën e sigurisë së Kosovës sepse dihet që Kosova partnerin e saj kryesor për blerjet ushtarake ka SHBA-të.
Ne jemi vendi i 33-të që SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë dhe ka rrugë për bashkëpunim me Amerikën në të gjitha sferat e mbrojtjes, në veçanti të teknologjisë dhe të dhënave sensitive si dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me pajisjet ushatrake”, theksoi Maqedonci në Balkan Talks.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.