Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka treguar se LDK nuk është terhequr nga kërkesa për pozitën e presidentit. Bislmimi nuk ka folu shumë për përafrimet apo mospajtimet, por ka zgjedhur të flas për sondazhe. Përmes një shkrimi në Facebook, nënkryetari Bislimi ka thënë se para se të hynin në garën e 6 tetorit, e kishin pasur të qartë se nuk do të kishte një fitues me 51 deputetë, e se gara ishte e ngushtë.
Ai shton se diferenca në mes të subjekteve ka implikime edhe në formimin e institucioneve, por, radhitja e tyre, kushdo që del më i votuar, duhet të ketë qenë parësore.
Nënkryetari i parë i VV’së, thotë se votuesit kishin qenë të qartë për subjektet që donin t’i përfaqësonin duke e shpallë fituese VV’në, me një diferencë 15 mijë vota me LDK’në.
Bislimi derisa ka përmendur progresin e bërë për të koordinuar programin qeverisës, ka konfirmuar se pozita e presidentit është pjesa ku nuk janë duke u pajtuar dy liderët.
“Për momentin, duket se negociatat kanë ngecur, për arsye se në tavolinë kanë dalë kërkesa pa mbulesë, por jam shumë optimist që edhe kjo do të tejkalohet me maturi, dhe vendi do të bëhet shumë shpejt me institucionet që i ka votuar dhe kërkuar”, shton tutje.
Në fund, ai iu ka përcjellë edhe një sondazh LDK’së, në rast se opsioni i zgjedhjeve vihet në tavolinë të diskutimit, ku thuhet se në rast se ndodh ky skenar, Vetëvendosje mund të dalë me mbi 40%.
“Sondazhi i fundit i kontraktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, tek instituti kryesor për hulumtim të opinionit publik në vend tregoi fuqishëm bindjet e qytetarëve tanë dhe besimin që ata kanë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në, por edhe në programin tonë qeverisës. Ky sondazh është zhvilluar në javën e dytë të dhjetorit, me një mostër reprezentative prej 1069 respodentëve, duke u kujdesur për karakteristikat demografike të vendit (etnia, gjinia, mosha, vendbanimi)
Dua të ndaj me ju disa nga të gjeturat kryesore të këtij sondazhi:
1. Njësoj me bindjet tona (të përfaqësuara në programin e harmonizuar me LDK) edhe qytetarët kanë radhitur ekonominë, punësimin, krimin e organizuar e korrupsionin si dhe shëndetësinë si prioritetet kryesore të qeverisë së re.
2. Shumica absolute e qytetarëve e sheh Lëvizjen vetëvendosje si subjektin më adekuat për të luftuar krimin e organizuar e korrupsionin (60.5%); zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare (57.7%); përmirësimin e gjendjes në shëndetësi (55.6%), rritjen e punësimit (55%) dhe zhvillimin ekonomik (50.9%)
3. Mbi 75% e votuesve besojnë që presidenti i vendit do duhej të ishte një kandidat konsensual, jashtë subjekteve politike,
4. Dhe natyrisht pyetja kryesore, nëse do të kishim zgjedhjetë dielën e ardhshme, kështu do të dukej rezultati për katër subjektet kryesore në katër variante të ndryshme:
a. Nëse merren parasysh votat e deklaruara atëherë renditja si dhe përqindja e votave për secilin subjekt do të ishte si vijon:
VV – 42.8%
LDK – 21.6%
PDK – 14.0%
AAK – 8.6%
b. Nëse merret parasysh vetëm vota e deklaruar e votuesve shqiptarë
VV – 44.8%
LDK – 22.6%
PDK – 14.7%
AAK – 9.0%
c. Nëse mirret parasysh vetëm vota e subjekteve shqiptare që e kalojnë pragun:
VV – 48.9%
LDK – 24.7%
PDK – 16.0%
AAK – 9.8%
d. Nëse fusim në kalkulim edhe diasporën, atëherë dallimi thellohet edhe më tej.
Mendoj se ky është mesazhi më i fuqishëm i mundshëm për secilin subjekt politik në vend”, ka shkruar ai.