×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi

    Marrëveshjet e dala nga Procesi i Berlinit: Osmani kërkon që Bosnjë dhe Hercegovina t’i zbatojë

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 17:50

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot një delegacion nga Zyra për Koordinimin e Këshillave Kombëtare Boshnjake, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të përfaqësuesve boshnjakë në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

    Me këtë rast, presidentja e Kosovës, ka bërë thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.

    Osmani tha se është e nevojshme të zbatohen të gjitha parimet e nënshkruara në marrëveshjet e Procesit të Berlinit.

    “Presidentja bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë, në radhë të parë të natyrës institucionale, ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, e pastaj ndërmjet mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës”, thuhet në një njoftim të Presidencës në rrjetin social Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!