Një qytetar në Gjakovë nuk e ka gjetur asnjë mjek në vendin e punës në Emergjencën e Spitalit.
Ai ka dërguar nënën e tij në Emergjencë pasi kishte probleme me tensionin, por aty nuk ka arritur të marrë sherbime, pasi asnjë mjek nuk ka qenë brenda objektit, shkruan Magazina.al
Qytetari përmes një inçizimi tregon se nuk është asnjë mjek në punë për t’i ofruar ndihmë nënës së tij të sëmurë.
Kujtojmë se mjekët me një vendim të Qeverisë, tash e disa muaj janë duke marrë nga 150 euro shtesa në pagë për shkak të pandemisë COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.