×
  • Lajme
  • Lajme

    Marshi protestues: Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 12:27

    Me moton, “Kjo ministri i ka duart me gjak”, “Jeta e grave hajgare për gjykatat”, rrjeti i një sërë organizatash për të drejtat e grave kanë organizuar një marsh protestues në kërkim të drejtësisë për vrasjet e grave.


    Kjo protestë po mbahet pas vrasjes së fundit që u bë në Ferizaj, ku një grua 18 vjeçare mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj.

    I dyshuari për këtë vrasje se bashku më shokun e tij tashmë janë arrestuar, dhe gjenden në paraburgim.

    Ky marsh protestues nga Ministria e Drejtësisë do të vazhdoj deri tek Ministria e Brendshme dhe do të përfundojë para Qeverisë së Kosovës.

    Protestuesit po bëjnë thirrje për drejtësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!