×
  • Lajme
  • Lajme

    Martin Berishaj e mohon aferën korruptive, pranon që ka qenë këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 12:20

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj më në fund është paraqitur për t’u intervistuar para Komisionit Hetimor për Energji.

    Berishaj në këtë Komision ka folur për herë të parë për skandalin financiar në të cilin dyshohet se është i përfshirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai i ka quajtur shpifje raportimet për të, derisa ka thënë se ka paditur portalin slloven që kishte shkruar i pari për këtë rast.

    “Të tjerët më kanë njohur si profesor, tash jam në funksion të ambasadorit. Ftesën tuaj e kam pranuar me privilegj të madh. Institucioni i Kuvendit për mua është i shenjtë. Dua të ju falënderohem për mirëkuptim sepse herën e fundit e kam pasur një angazhim, dhe paraprakisht i kishim caktuar disa takime. E respektoj shumë fjalën e lirë.

    Quhet aferë e rast, mirëpo që në media ndërkombëtare ka qenë raportim i një portali , një portal që ka peshën e vet aq sa t’ia japësh peshën. Unë jam marrë me problemin i cili ishte një ditë para zgjedhjeve atje. Në kulmin e debatit, unë dua të shtoj se që në moshën 16 vjeçare kam qenë në Slloveni dhe ne njihemi me gjithë klasën politike atje, por këto nuk kanë lidhje të mëdha. Lajm të cilin ma kanë kumtuar mua, unë nuk e kam shikuar emisionin dhe atë natë. Gjana koti të cilat lidheshin me një shpifje të cilin e ka folë ai portali. Unë nuk jam marrë me ta, sepse e di i kujt është djali që e ka shkruar atë tekst. Është një djalë që e ka mbiemrin Petkoviq dhe babai i tij ka punuar në shërbim të dikujt tjetër. Unë siç kam propozuar, e kam qitur në gjyq për shpifje atë portal televiziv, i cili ka shpif sepse liria dhe e drejta e shtypit nuk nënkupton kush me folë çka ti bie ndërmend, por duhet të argumentohet. Unë padinë e kam ba. Atë natë është përmend në Ljublanë dhe kurrë më sepse kanë ndodh zgjedhjet, Gollub ka fituar pushtetin, asnjë televizion nuk janë marrë me atë problem fare. Unë gjithmonë them se shumicën e gazetarëve tanë i kam pasë studenta. Mediat në Kosovë e kanë të drejtën me shkua, por mirë është me i argumentu. Unë nuk e quaj aferë, por do të jap kontributin tim për zbardhjen e saj. Unë kam ardhë këtu, kom dashtë me e kursy edhe buxhetin e shtetit dhe po them se ato të holla që jan të dedikuara për ardhjen time, unë nuk do ti marr, nuk ka nevojë me mu pagua as bileta as qëndrimi. Jo se jam pasanik, por nuk dua ta dëmtoj buxhetin.

    Berishaj ka  folur edhe për Mb Counsulting dhe  dy kompanitë që figurojnë në emër të tij Myloja LLC dhe Zaslon Kosova.

    Ai ka thënë se MB Counsulting është një firmë që e ka formuar unë diku më 2017 në Mal të Zi dhe se nuk funksion nga viti 2020.

    “MB Counsulting është një firmë që e kam formuar unë diku më 2017 në Mal të Zi. Nuk funksionin nga viti 2020, i ka kryer të gjitha obligimet. Nuk ka hyrje-dalje është në mbyllje. Nuk rezulton si ndërmarrje e cila qarkullon. Nuk është mbyllur fizikisht, se procedura atje është e tillë dhe me thënë të vërtetën kur jam ba ambasador as nuk më ka ra ndërmend me u marrë me të” është shprehur Berishaj.

    Në firmën e dytë ai ka thënë se nuk është aksionar, ndonëse i është paraqitur certifikata ku figuron emri i tij.

    “Unë në atë firmë që ka funksionuar shumë pak e kam shitë më 12. 07.2019. në ARBK ka dalë edhe një firmë tjetër më 2007. Ajo nuk ka funksionuar kurrë dhe firmat që nuk funksionojnë, nuk ka qarkullim. Pasi është ba shitblerja e aksioneve, aksionet i kam shitë aq sa kam investuar. Kur blehet një ndërmarrje është problemi i atij që e blen për ta kthyer mbi veti.

    Kjo është arsyeja pse në deklarimin e pasurisë nuk figurojnë këto dyja ndërmarrje”, u shpreh Berishaj.

    I pyetur se a ka pasur me kompaninë GEN në Serbi ndonjë formë të marrëdhënieve, kontraktuale ose forma të tjera, Berishaj ka thënë se ka qenë këshilltar në këtë këtë komani energjetike ka dhënë këshilla politike aty.

    Por shtoi se nga viti 2020, kur u bë ambasador, s’ka marrëdhënie kontraktuale me ta.

    “Unë me GEN e njoh, është një firmë që është në shumë vende të botës. Është plotësisht me pronë në Slloveni. Unë kam qenë aty si këshilltar. Unë i kam dhënë këshilla politike se çka duhet me ba një firmë. GEN është e regjistruar në ZRRE me 2009 dhe bën shitblerje. Shitblerja e rrymës nuk është shitblerej specash, por elektronike. Është transparente. Nga viti 2019 dhe 2020 me ta nuk kam forma kontakti. Pasi kam filluar si ambasador kam ndërprerë marrëdhëniet kontraktuale me ta.

    GEN është filial, janë diku 18 filiala. Për Ballkan ka qenë i përcaktuar GEN në Beograd. Është si me ble Coca-Colën në Kosovë, apo Teksas. Çdo marrëveshje kontraktuale që është ba me një firmë, është ba në mënyrë transparente. Kam dëgjuar një fjalë sekser, GEN është një prej kom për prestigjioze në Evropë për tregtim të energjisë, kjo nuk do të thotë se konsultimet që janë ba kanë pasë rezultate maksimale. Vetëm unë kam qenë punëtor. Nuk kam punuar për shitje të energjisë. Unë e kam dhënë qasjen politike në bazë të strategjive që një shtet i jep në këtë situatë”, u shpreh ambasadori. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!