×
  • Lajme
  • Lajme

    Martin Berishaj mohon akuzat për përfshirje në skandalin financiar: Janë shpifje

    Reporteri
    22 Prill 2022 | 9:23

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka reaguar pas raportimeve se ai dyshohet se është përfshirë në një skandal të madh financiar në Slloveni.

    Berisha u raportua se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

    Ai ka mohuar këto akuza duke i quajtur shpifje, shkruan Reporteri.net.

    Berisha ka paralajmëruar padi ndaj mediumit që publikoi lajmin për skandalin e dyshuar financiar.

    “Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!