×
  • Lajme
  • Lajme

    “Martin Berishaj turpi i kësaj Qeverie”, përplasje në Komision mes Gërvallës e Time Kadriajt

    Reporteri
    07 Prill 2023 | 13:17

    Gjatë raportimit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, në Komisionin për Punë të Jashtme, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka diskutuar për shkarkimin e dymbëdhjetë ambasadorëve si dhe për çështjen e ambasadorit Berishaj i cili është ende në detyrë.

    “Ju e mbani një ambasador të korruptuar që është Martin Berishaj që është turp i Kosovës dhe i kësaj qeverie”, tha deputetja Kadrijaj derisa ministrja Gërvalla po raportonte.

    Në një përgjigje, Gërvalla tha se po bëhet një fushatë kundër “personalitetit me integritet të Martin Berishaj”.

    “Sa i përket ambasadorit Berishaj, ju që më së shumti bërtisni, e dini shumë mirë çfarë padrejtësie ndaj ambasadorit Berishaj është edhe sa shumë gënjeni kur pretendoni që nuk e dini…absolutisht nuk thonë mediat rajonale. Është një medium i cili merret me këtë çështje dhe ai përtypet dhe ripërtypet këtu. Unë jam shumë kureshtare t’ju shoh në fund nëse do të skuqeni ose jo që keni zhvilluar fushata të papara kundër një personaliteti me një integritet të tillë. A duhet ai me qenë a jo ai moralisht aty, atë për fat të mirë e vendos dikush tjetër dhe jo ju. Asnjë prej akuzave që ia bëni atij nuk qëndron. Shumë mirë e dini” është shprehur Gërvalla.

    Kadrijaj vazhdoi duke i thënë se “S’keni moral politik”. Ndërkaq, Gërvalla ironizoi me kredibilitetin e tyre.

    “Megjithatë, vetëm vazhdoni në këtë mënyrë se do të keni edhe më shumë në këtë mënyrë sepse do të keni edhe më shumë kredibilitet në të ardhmen sesa që e keni në këtë moment”, shtuar Gërvalla.

    Në fund, Gërvalla lavdëroi punën e saj dhe të Qeverisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!